Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, sa i përket ftesës për krerët e partive në çështjen e presidentit të vendit.
Përmes në postimi në Facebook, Abdixhiku tha se Kurtin e ka njoftuar se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese në ditën e parë pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, transmeton Klankosova.tv.
“Duke qenë se çështja e zgjedhjes së Presidentit është tashmë në shqyrtim të Gjykatës Kushtetuese, duhet të kuptojmë se koha jonë politike ndalon përkohësisht, ndërsa koha e dëgjimit kushtetues merr fjalën në pavarësinë e saj. Duke respektuar këtë rend, pa procese të tjera politike paralele, i bëjmë nder jo vetëm vetes, por edhe Republikës dhe institucioneve që janë ndërtuar me shumë mund. Verdikti i Gjykatës duhet pritur me respekt të plotë institucional dhe me qetësi politike. Një orë pas verdiktit, mund të takohemi sërish”, ka shkruar i pari i LDK-së.
Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avioni...
Veliu për rikthimin e Osmanit në LDK: I shërbeu kundërshtari...
Trump kërcënon Iranin pas sulmeve në Ngushticën e Hormuzit: ...
Përfundon afati në KQZ: 22 parti në garë, dy koalicione të r...
Teherani paralajmëron: Asnjë litër naftë nuk kalon Hormuzin ...
Nunezi pritet të kthehet në Evropë, këto klube e duan