Një raport këtë të shtunë në ‘Marca’ thuhet që transferimi i propozuar i Neymar në Real Madrid nga Paris Saint Germaini mund të ndodh vetëm në vitin e ardhshëm.
Bazuar në gazetën spanjolle, vendimi i Neymar për largim nga Paris Saint Germaini varet nga Emiri i Katarit, sheiku Tamin bin Khalifa Al-Thani dhe jo bordi i klubit, transmeton portali arbresh.info. Grupi ‘Qatar Sports Investments’ i sheikut Tamim është pronar i gjigantit francez.
‘Marca’ shpjegon që tarifa rekorde për transferim prej 222 milionë euro e Neymar nga Barcelona verën e kaluar ishte një sinjal i qëllimit nga Shteti i Katarit në përpjekjen e tyre për të “përqafuar Lindjen me sportin”.
Prandaj, shitja e brazilianit te ‘Los Blancos’ mund të ishte një “dështim diplomatik” në pjesën e sheikut dhe do ta përfshinte Madridin jo vetëm në hedhjen poshtë të “marrëveshjes më të vështirë deri tani” por edhe në “disfatën” e Shtetit të Katarit.
Raporti i tyre shton se “shumë punë” duhet kryer nga Madridi për të nënshkruar me Neymarin, aq shumë se mund të jetë “shumë vonë” për të që të arrijë këtë verë.
Neymar nuk pritet të rikthehet në fushë para përfundimit të sezonit, megjithëse 26-vjeçari do të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror./arbresh.info/
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...
Arrestohet një person për gjuajtjen me armë në Prishtinë
Protesta e PD-së sot në Tiranë, mbi 1200 policë në terren
Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avioni...
Veliu për rikthimin e Osmanit në LDK: I shërbeu kundërshtari...