Derbi më i madh në futbollin kosovar mes Prishtinës dhe Dritës nuk do të zhvillohet në orarin e paraparë.
Dy skuadrat e mëdha kosovare ishte e paraparë të zhvillojnë duelin në kuadër të xhiros së tretë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, por ky duel është shtyrë.
Deri te shtyrja e takimit ka ardhur pasi ditën e enjte kampioni në fuqi i Kosovës, FC Ballkani do të luaj ndeshjen e ‘Play-Off’-it ndaj Shkupit.
Ka qenë skuadra kryeqytetase Prishtina që ka lajmëruar se ndeshja me Dritën është shtyrë.
Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:
Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ka vendosur që ndeshja e paraparë që të zhvillohet në enjten më 25 gusht në mes FC Prishtinës dhe FC Dritës të shtyhet.
Një vendim i tillë ka ardhur për faktin se të njëjtën datë do të zhvillohet sfida Ballkani – Shkupi në kuadër të Ligës së Konferencës në stadiumin “Fadil Vokrri” ku Prishtina i zhvillon ndeshjet si vendas.
Dueli FC Prishtina – FC Drita i takon xhiros së tretë të ALBI MALL Superligës së Kosovës në futboll.
Për datën e re të zhvillimit të këtij takimi do të njoftoheni më kohë pasi që të vendos Komisioni i Garave.
Pacolli priti në shtëpinë e tij ish-Presidentin e Kroacisë: ...
Pse “Starlink” i Elon Musk mund të përbëjë kërcënim për sigu...
Moti në Shqipëri i kthjellët, temperaturat deri në 39 gradë
Trump vë në lëvizje Gardën Kombëtare pas përleshjeve në Los ...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
DHSK: Gjyqtarët janë përzgjedhur në përputhje me mandatin e ...