Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit ka njoftuar sot se ka hapur thirrjen për aplikim në kuadër të programit të banimit për subvencionimin e qirasë.
Sipas njoftimit, thirrja është zyrtarisht e hapur nga data 12 janar 2026 dhe synon të ndihmojë familjet që gjenden në kushte të vështira ekonomike dhe nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi, shkruan Arbresh.info.
Tutje theksohet se të drejtë aplikimi kanë të gjitha familjet rezidente në territorin e Komunës së Gjilanit, të cilat plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe prezantojnë dokumentacionin e nevojshëm.
Afati për dorëzimin e kërkesave është 15 ditë pune, duke filluar nga 12.01.2026 deri më 30.01.2026. Aplikimet pranohen në Qendrën për Shërbime me Qytetarë, ku të interesuarit duhet të paraqesin dokumentet e kërkuara sipas udhëzimeve zyrtare.
Komuna ka theksuar se kërkesat e dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të merren në shqyrtim, prandaj qytetarët inkurajohen të aplikojnë në kohë.
Për informacione shtesë, aplikuesit mund t’i drejtohen Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit, e cila do të ofrojë mbështetje dhe sqarime gjatë gjithë periudhës së aplikimit.
Ky program synon të lehtësojë barrën e qirasë për familjet më të cenueshme dhe të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të tyre të banimit./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...