Shtatë prej lojtarëve të skuadrës së Real Madridit u skadojnë kontrata këtë verë.
Ndonëse ende me asnjërin prej tyre nuk është arritur akordi për vazhdimësinë klubi madrilen po punon me ritme të shpejta për të ruajtur emrat kryesorë.
Mediat spanjolle kanë raportuar për futbollistët që pritet të vazhdojnë kontratat e tyre me klubin mbretëror.
Benzema, Modriq, Kroos, Ceballos, Nacho dhe Asensio pritet që të nënshkruajnë vazhdimësinë me “Los Blancos”.
Siç raportohet, i vetmi futbollist që pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” është Mariano.
Real Madridi përveç rinovimeve, do të përqendrohet edhe në përforcim të skuadrës.
Jude Bellingham, mesfushori anglez i Borussia Dortmundit është objektivi kryesor i Los Blancos në verë./lajminet
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan
Erdogani pret Rutten, diskutojnë përgatitjet për samitin e A...
Zyrtare: Chelsea shkarkon Liam Roseniorin