Osijeku ka arritur të shënojë fitore të madhe edhe në ndeshjen e kthimit ndaj gjigantit holandez, PSV Eindhoven.
Kroatët kanë arritur për herë të parë në histori të klubit “Play-Off” e Ligës së Evropës pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 2-0.
Te gjiganti kroat luajnë edhe dy futbollistë shqiptarë, Eros Grezda dhe Muzafer Ejupi, të cilët kanë kontribuar në fitoren e Osijekut, përcjellë Telegrafi.
Golin e vetëm të takimit sonte e ka shënuar Petar Bockaj, ndërsa Ejupi ka qenë për 90 minuta në fushë kurse Grezda u zëvendësua në kohën shtesë.
Edhe Skënderbeu dhe Shkëndija e Tetovës janë kualifikuar në fazën e mëtejme të kësaj gare ndërsa nesër do të mund ta mësojnë kundërshtarët e radhës.
https://www.youtube.com/watch?v=6-h1ngOZTjs
Sevilla për herë të shtatë fituese e Ligës së Evropës
Gjeorgjia kërkon statusin e kandidatit në BE për mbrojtje ku...
Edhe një gazetare ukrainase strehohet në Kosovë
Mike Pence pritet të shpallë kandidaturën për president në A...
Kurti tregon çka bisedoi në telefon me Erdoganin
Gjykata e Lartë e Okllahomës hedh poshtë dy ndalime të abort...