Për shkak të lëndimit muskulor të pësuar së fundmi, 22-vjeçari do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme me skuadrën kombëtare.
Portieri i Shqipërisë dhe Lazios, Tomas Strakosha do të mungojë në ndeshjen kundër Spanjës dhe Italisë për shkak të një lëndimi muskulor, transmeton portali arbresh.info.
“Kuqezinjtë” mund të kualifikohen në Kampionatin Botëror që zhvillohet verën e ardhshme, por atyre iu duhet të fitojnë dy ndeshjet e ardhshme dhe me shpresën që “Azurrët” të humbin dy takimet e tyre.

Por, ata do të jenë në mungesë të Strakoshas pasi futbollisti i Lazios ka marrë një lëndim në kofshën e këmbës së tij të majtë.
Portieri do të rikthehet te klubi i tij për teste mjekësore në Klinikën Paieia, por nuk është rrezik të humbas ndeshjen kundër Juventusit pas pushimeve ndërkombëtare./arbresh.info/
Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Bri...
Hapet procesi i gradimit për 157 pozita Toger në Policinë e ...
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitro...
Ndërron jetë 17-vjeçari i plagosur me armë zjarri në kokë në...