Sot në “Shtëpinë e Futbollit” u hodh shorti për Europianin U-17, që do të mbahet në Shqipëri.
Bashkë me Shqipërinë, marrin pjesë Gjermania, Franca, Portugalia, Çekia, Belgjika, Anglia dhe Italia. Gjithçka u nda në dy grupe, përcjell Arbresh.info.
Shqipëria në Grupin A, si vend organizator, do të ketë përball Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë. Kundërshtarë që kanë fituar 13 tituj kampion.
Grupi B përbëhet nga Italia, Belgjika, Anglia dhe Çekia.
Ndeshja e parë në këtë Europian, do të luhet në “Arena Kombëtare” mes Shqipërisë dhe Portugalisë. “Arena Kombëtare” do të presë këtë duel historik për kuqezinjtë, më 19 maj në orën 18:00.
Ndeshjet do të luhen nga data 19 maj, deri më 1 qershor.

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin
Ballkani fiton ndaj Ferizajt, dhe vazhdon ndjekjen e Dritës
Ndryshimi i trajnerit rezultoi dështim për Realin, Arbeloa k...