Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për historinë e Kosovës, duke e prezantuar atë si një rrugëtim nga dhimbja drejt lirisë dhe demokracisë.
Osmani në një intervistë me gazetarin Angus Hervey gjatë konferencës TED në Vancouver, foli për rëndësinë e së vërtetës në funksionimin e demokracisë.
“E vërteta është oksigjeni i demokracisë. Kur e minon të vërtetën, minon vetë demokracinë. Si fëmijë i luftës, kam dëshiruar dikë që ta shpëtojë popullin tim. Sot jam në pozita ku vendimet merren, por kurrë nuk e harroj atë që na solli këtu. Historia e Kosovës tregon se kur e mbrojmë të vërtetën çdo ditë, edhe vende të vogla mund të inspirojnë ndryshim të madh në botë”, tha ajo mes tjerash.
Ajo njëherësh deklaroi se demokracia mbrohet vetëm përmes mbrojtjes së së vërtetës çdo ditë. /Klankosova.tv
Në vijim gjeni intervistën e plotë:
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...
Rreth 4 milionë mungesa të nxënësve në shkollat e Kosovës pë...
Pa fitues mbyllet mes Milanit e Juventusit, disa minuta edhe...
Për herë të tretë rresht Kastrioti fitues i Kupës së Kosovës...