Kombëtarja shqiptare ka arritur një sukses historik, duke mposhtur Andorrën me rezultatin minimal 1-0 dhe duke siguruar për herë të parë në histori kualifikimin në Play-Off për Kupën e Botës.
Ndeshja u karakterizua nga dominimi i kuqezinjve, të cilët gjetën golin e fitores në pjesën e dytë falë një goditjeje të Kristjan Asllanit. Me këtë fitore, Shqipëria vulos një tjetër kapitull të artë në historinë e futbollit shqiptar.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar menjëherë pas ndeshjes, duke përgëzuar ekipin kuqezi për arritjen madhore:
“Urime dhe suksese për Kombëtaren tonë!”, ka shkruar Presidenti.
Kombëtarja shqiptare tashmë do të mësojë kundërshtarin e saj në fazën e “Play-Off”-it, ku synon të vazhdojë ëndrrën drejt një Botërori historik.
LEXO EDHE:
Historike: Shqipëria për herë të parë në Play Off të një Botërori
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...