Pasi siguroi kualifikimin në Kampionatin Europian ‘Gjermani 2024’ me barazimin 1-1 ndaj Moldavisë në transfertë, Kombëtarja shqiptare udhëtoi menjëherë pas ndeshjes, për të mbërritur në Tiranë pas mesnatës.
Stafi teknik ka vendosur që kuqezinjtë të nisin menjëherë përgatitjet për takimin e të hënës ndaj Ishujve Faroe, e fundit në këtë edicion kualifikues, ku do të kërkohet fitorja për të siguruar vendin e parë në Grupin E, përcjell Arbresh.info.
Gjatë paradites së sotme në ambientet e ‘’Shtëpisë së Futbollit’’ Kombëtarja zhvilloi seancën stërvitore në kuadër të ndeshjes ndaj Ishujve Faroe.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët. Futbollistët e aktivizuar si titullarë në sfidën ndaj Moldavisë u stërvitën vetëm në palestër, ndërsa pjesa tjetër e lojtarve pas punës në palestër, dolën në fushë dhe u stërvitën rregullisht nën urdhrat e trajnerit Silvinjo. Ekipi gëzon formë të mirë dhe nuk ka asnjë problem fizik.
Ndeshja Shqipëri – Ishujt Faroe do të luhet në stadiumin “Air Albania” më datë 20 nëntor duke nisur nga ora 20:45.
Ndërkaq, ekipi do të zhvillojë përgatitjet e fundit në kuadër të sfidës ndaj Ishujve Faroe ditën e nesërme, ndërsa trajneri Silvinjo dhe kapiteni i skuadrës do të jenë përpara mediave në konferencën tradicionale për shtyp në ora 17:15.
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...
Vedat Muriqi rikthehet te goli, shënon në udhëtim te Osasuna