Shqipëria fitoi një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit me rezultat minimal 1-0 në prag të sfidës zyrtare për kualifikimet e Botërorit ndaj Letonisë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe pa shumë raste të mira shënimi për kuqezinjtë e Sylvinhos, shkruan Arbresh.info.
Rastin më të mirë e pati Medon Berisha i cili provoi nga distanca por fatkeqësisht goditja e tij shkoj në shtyllë e më pas jashtë.
Ndërkohë në pjesën e dytë, Shqipëria ashpëroi sulmet dhe në minutën e 69-të fitoi një penallti.
Në gol 11-metërshi u konkretizua nga Jasir Asani.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Shqipëria arriti të shënoj një fitore, e cila i shërben si test para ndeshjes me Letoninë.
Përballja me letonezët luhet të martën me 9 shtator në “Air Albania”./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...