Paraqitje historike e Romela Begajt në Botërorin e peshëngritjes, që po zhvillohet në Anaheim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në kategorinë deri 69 kg, shtangistja kuqezi fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes, duke i realizuar të trija provat me peshën përfundimtare 107 kg, ndërsa në shtytje ishte e pesta me 128 kg.
Por në këtë kompeticion ka ndodhur diçka e çuditshme që shqiptarëve nuk u ka pëlqyer aspak.
Bëhet fjalë për flamurin kombëtar, të cilin federata e kishte vendosur gjatë shpalljes të ceremonisë së çmimit, përcjell Gazeta Blic.
Flamuri që është varur (siç shihet edhe në foto) jo vetëm që është më i vogël se të tjerët, por qartazi duket se është prodhim kinez.

Mjafton të shohësh këmbët e shqiponjës për të kuptuar se çfarë flamuri është se sa seriozë jemi në të tilla pjesëmarrje në aspektin burokratik.
Nëse sportistët bëjnë namin në shtangë, duhet edhe pak organizim pas kuintave. /GazetaBlic/
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant