Shqipëria ka shënuar fitore me rikthim në ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë të zhvilluar në ‘Air Albania’. Kuqezinjtë triumfuan me rezultat 4-2.
Jordanezët shënuan të parët me anë të Al Reshdan në minutën e 27-të të takimit, shkruan Arbresh.info.
Por pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, rezultati u barazua pas një autogoli të Abdulnadit.
Ndërkohë në pjesën e dytë, Shqipëria tregoi fytyrë tjetër. Pas shumë kohësh gol realizoi Armando Broja i cili e dërgoi kombëtaren në epërsi 2-1. Ai realizoi në minutën e 65-të.
Dhjetë minuta më vonë Arbër Hoxha me një supergol e ngriti epërsinë në 3-1.
Në minutën e 79-të të takimit, Nedim Bajrami realizoi golin e katërt pas një asistimi nga Armando Broja.
Krejt në fund të takimit, Olwan i Jordanisë ngushtoi rezultatin në 4-2 për t’i dhënë vulën kësaj ndeshje.
Shqipëria takimin e radhës e luan me 13 nëntor ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve