Vetëm pak orë pasi Robert Lewandowski u shpall futbollisti më i mirë i vitit 2020 nga FIFA, një çmim që përcaktohet nga votat e trajnerëve dhe kapitenëve të ekipeve kombëtare dhe gazetarëve të përzgjedhur nga çdo shtet, janë zbuluar edhe votat e Edy Rejasit, Etrit Berishës dhe gazetarit dhe komentatorit të Supersportit Dritan Shakohoxha.
Reja ka vlerësuar me 5 pikë pikërisht fituesin e këtij çmimi Lewandowskin, ndërsa 3 pikë dhe 1 pikë ia ka dhënë Ronaldos dhe Mbappes. Për Etrit Berishën më i miri i vitit ka qenë Lionel Messi, i cili është vlerësuar me 5 pikë, i ndjekur nga Leva dhe Mbappe.
Ndërkohë Dritan Shakohoxha, ka vlerësuar Cristiano Ronaldon me 5 pikë dhe më pas Messin e Lewandowskin. Përsa i përket trajnerit më të mirë të 2020-ës, të gjithë kanë qenë të një mendjeje, duke vlerësuar Jurgen Kloppin si më të mirin.
Trajneri më i mirë:
Edi Reja: 1.Jurgen Klopp, 2.Hansi Flick, 3.Julien Lopetegui
Etrit Berisha: 1.Jurgen Klopp, 2.Hansi Flick, 3.Marcelo Bielsa
Dritan Shakohoxha: 1.Jurgen Klopp, 2.Zinedin Zidane, 3.Julien Lopetegui
Lojtari më i mirë:
Edy Reja: 1.Robert Lewandowski, 2.Cristiano Ronaldo, 3.Kylian Mbappe
Etrit Berisha: 1.Lionel Messi, 2.Robert Lewandowski, 3.Kylian Mbappe
Dritan Shakohoxha: 1.Cristiano Ronaldo, 2.Lionel Messi, 3.Robert Lewandowski.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...