Humbja e Serbisë ndaj Shqipërisë duket se ka qenë plotësisht e papranueshme për Federatën Serbe.
Nga ajo që raporton mediumi serb “Telegraf.rs”, Serbia menjëherë e ka shkarkuar përzgjedhësin Dragan Stojkovic Pixi.
“Pas ndeshjes kundër Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës në stadiumin “Dubocica” në Leskovac dhe humbjes 0:1, Dragan Stojkovic Pixi nuk është më trajner i ekipit kombëtar serb”, thuhet ndër të tjera në raportin e tyre.
Raporti shton se ka qenë kërkesë e të gjithë tifozëve largimi i Stojkovic, ndërsa Federata Serbe ua ka plotësuar dëshirën.
Stojkovic ishte përzgjedhës i Serbisë që nga viti 2021, ndërsa tashmë iu ka thënë lamtumirë tifozëve dhe i ka informuar të gjithë për vendimin e fundit.
Përndryshe, Shqipëria po e shijon këtë fitore historike ndaj Serbisë dhe me një fitore ndaj Andorrës do ta arrijnë kualifikimin në play-offin e Kupës së Botës.
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...