Pjesa e parë e ndeshjes mes Andorrës dhe Shqipërisë është mbyllur me rezultat 0-0.
“Kuqezinjtë” e kanë dominuar lojën gjatë gjithë pjesës së parë, por nuk kanë arritur ta gjejnë golin.
Rastin më të mirë për Shqipërinë e ka pasur mbrojtësi Berat Gjimshiti në minutat shtesë, kur goditja e tij është ndalur nga shtylla.
Të dy skuadrat kanë edhe dyzet e pesë minuta në dispozicion për të kërkuar ndryshimin e rezultatit.
Në ndeshjen tjetër të Grupit, Anglia është në avantazh ndaj Serbisë pas pjesës së parë, me golin e shënuar nga Saka në minutën e njëzet e tetë.
Nëse rezultatet mbeten kështu deri në fund, Shqipëria do të kishte dymbëdhjetë pikë, ndërsa Serbia dhjetë. Megjithatë, në ndeshjet e ardhshme, Shqipëria pret Anglinë dhe Serbia Letoninë, ndeshje që mund të ndryshojnë renditjen dhe të rrezikojnë pozitën e Shqipërisë për “play off” drejt Botërorit. Grupi kryesohet nga Anglia, e cila e ka siguruar kualifikimin./rtk
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...
Osmani viziton dy motrat e Heroit Gaspër Karaqi: Familje që ...