Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen e fundit për muajin shtator, ku përballë do të ketë Letoninë, në stadiumin “Air Albania”.
Takimi, i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit 2026, konsiderohet jetik për kuqezinjtë, të cilët kërkojnë me çdo kusht tri pikët për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim historik.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo ka përmbyllur pasditen e djeshme përgatitjet me seancën e fundit stërvitore në “Air Albania”.
Takimi mes Shqipërisë dhe Letonisë do të nisë në orën 20:45 dhe do të zhvillohet në një atmosferë më të zbehur sesa zakonisht. Pavarësisht se biletat kanë qenë në shitje prej më shumë se një muaji, interesi ka qenë i ulët./Arbresh.info
FBK-ja e dënon incidentin e ndodhur në Gjakovë, paralajmëron...
Mitrovicë, sulm ndaj stafit në Ortopedi
Me kërkesë të ShBA-së, Këshilli i Sigurimit i OKB-së thërret...
“Kurrë mos harro” – OSBE përkujton masakrë...
SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës venezuelase
Supremja rrëzon ankesën e PDK’së për anulimin e votave me po...