Në këto kushte, duket se Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur të paraprijë për biletat.
Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018” përballë dy skuadrave kampione bote, Italia dhe Spanja. Interesimi për sfidën ndaj “Axurrëve” pritet që të jetë maksimal, lidhur me traditën e tifozëve shqiptarë që kanë mbështetur të kaltrit.
Në këto kushte, duket se Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur të paraprijë për biletat. Nëse në ndeshjet e kaluara, shitja ka filluar disa javë më parë, madje edhe me fushata të ndryshme reklamuese dhe strategji marketingu për të tërhequr sportdashësit (kundër Lihtenshtejnit), këtë herë po përdoren të gjitha manovrat për të penguar shitjen e lirë të biletave, transmeton “Panorama Sport”.
Gjithmonë, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një shpërndarje të biletave për ndeshje ndërkombëtare, në biletaritë pranë stadiumit “Elbasan Arena”, në biletarinë pranë stadiumit “Loro Boriçi”, si dhe në dyqanin zyrtar të FSHF-së në Tiranë.
Mirëpo, për këtë përballje, që do të luhet më 9 tetor në Shkodër, ende nuk ka nisur shitja e biletave në biletari, si dhe nuk ka asnjë informacion se kur do të startojnë.
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...