Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi thanë se Ngushtica e Hormuzit është rihapur, megjithëse Trump tha se bllokada amerikane e porteve iraniane mbetet në fuqi.
“Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit është shpallur plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit”, postoi Araghchi në X.
Menjëherë më pas, Trump konfirmoi në “Truth Social”, se Irani kishte deklaruar se ngushtica është plotësisht e hapur dhe gati për kalim.
Gjithashtu, Trump tha se bllokada detare amerikane e porteve iraniane e zbatuar në përgjigje të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit nga Irani do të mbetej në fuqi.
“Bllokada amerikane e porteve iraniane mbetet në fuqi dhe efekt të plotë, deri në kohën kur transaksioni ynë me Iranin të jetë 100% i përfunduar”, tha Trump.
Ai shtoi se priste që një zgjidhje të vinte shumë shpejt, pasi shumica e pikave ishin negociuar tashmë.
Transporti tregtar përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë ujore e ngushtë midis Iranit dhe Omanit që është jetike për tregtinë globale të naftës, praktikisht është ndalur pasi Irani kërcënoi të sulmonte anijet në përgjigje të luftës SHBA-Izrael, të nisur më 28 shkurt.
Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...