Neymar Jr është rikthyer në qendër të vëmendjes në gazetat spanjolle, të cilat e lidhin me një rikthim në futbollin spanjoll.
Futbollisti brazilian i PSG është duke u lidhur me një transferim në Real Madrid dhe në këtë verë flitet se do të ndodhë ky transfer.
Presidenti i Santosit, Jose Carlos Peres ka deklaruar se shpreson që braziliani të shkojë te Real Madridi.
“Shpresoj që Neymar të shkojë në Real Madrid , do të ishte vendi më i mirë për të”, ka thënë fillimisht Peres.
“Ishte krejtësisht gabim kur vendosi ta lë Barcelonën ai ishte ende në rritje si lojtar. Ai nuk ka bërë mirë që kur ai u largua”.
“Unë jam një ndjekës i Real Madridit dhe është një klub që i bën gjërat në mënyrë perfekte”.
“Nëse ai merr shansin të vesh fanellën e Real Madridit, atëherë ai nuk duhet të mendojë dy herë”, përfundoi presidenti i klubit brazilian.
Ish ylli i Barcelonës dështoi edhe në këtë sezon në Ligën e Kampionëve me skuadrën franceze.
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut
Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi
Guardiola u jep pushim lojtarëve para ndeshjes me Real Madri...