180 gazetarë nga e gjithë bota kanë votuar për çmimin e France Football i njohur si Topi i Artë, të cilin më 3 dhjetor e fitoi Luka Modric.
Derisa Modric po shijon këtë moment, është një gazetar që ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se i janë ndryshuar votat për Topin e Artë.
Gazetari nga Trinidad Tobago, Lasana Liburg, ka thënë se votat e tij janë ndryshuar, dhe ato që janë publikuar nga France Football nuk qëndrojnë.
France Football në votat e publikuara tregon se gazetari në fjalë ka votuar për Antoine Griezmann si të parin, për të vazhduar me Salah, Ronaldo, Modric dhe Messi.
Gazetari në reagimin e tij thotë se ky votim duhet të anulohet, dhe Messi duhet të jetë para Modric, Ronaldo, Salah dhe Griezmann, përcjell ‘lajmi.net’.
Për momentin, vetëm një nga 180 gazetarët kanë reaguar për ndryshimin e votave.

Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin