Kylian Mbappe nuk e ka përtypur dot humbjen e Real Madridit në transfertën ndaj Benficës.
Sulmuesi francez ka shfaqur hapur zhgënjimin e tij pas ndeshjes, duke kritikuar mungesën e vazhdimësisë në lojën e skuadrës madrilene.
“Nuk ka vazhdimësi në lojë dhe duhet ta zgjidhim këtë problem. Nuk mund të jesh një ditë brilant dhe ditën tjetër të zhdukesh krejtësisht. Kjo nuk është e denjë për një skuadër që pretendon të fitojë Champions League”, ka deklaruar Mbappe.
Ylli francez nuk ka kursyer kritikat as për golin e katërt të pësuar nga Real Madridi, i cili u shënua nga portieri i Benfikës, Anatoliy Trubin.
“Ai gol i katërt… është vërtet një turp”, shtoi Mbappe, duke reflektuar zhgënjimin për mënyrën se si u mbyll ndeshja.
Humbja 4-2 në Portugali e ka nxjerrë Real Madridin jashtë tetë skuadrave të para në renditje, duke i detyruar spanjollët që të vazhdojnë rrugëtimin në Champions League përmes fazës së play-off-it, një situatë aspak e zakonshme për gjigantët madrilenë./rtk
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...