Liverpooli ka arritur ta fitojë titullin e gjashtë në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp ka triumfuar në finalen e Madridit përballë rivalit lokal Tottenham Hotspur 2-0 shkruan Telegrafi
E kësaj fitore iu ka gëzuar jashtëzakonisht shumë edhe basketbollisti më i mirë amerikan LeBron James që aktualisht është pjesë e Los Angeles Lakers.
Që para fillimit të ndeshjes James ishte aktiv në Twitter duke komentuar ndeshjen dhe rastet që ishin në Wanda Metropolitano.
James lavdëroi gjatë ndeshjes edhe paraqitjen e portierit brazilian Alisson Becker që bëri disa pritje të jashtëzakonshme.
Kujtojmë që James është aksionar te Liverpool, pasi në vitin 2011 investoi gjashtë milionë funte për të blerë 2% të aksioneve.
“Ju nuk do të ecni kurrë vetëm. Ne jemi Liverpool. Urime për djemt dhe gjithë ata që kanë lidhje me klubin”, shkroi James.
Përveç që është një tifozë i madh i Liverpoolit, Jamesin e gëzon ky triumf i The Reds edhe në aspektin financiar.
Pasi kishte investuar gjashtë milionë funte, aktualisht ai mund t’i shesë pjesën e tij të aksioneve për 45 milionë.
Por sigurisht që pas këtij triumfi të Liverpoolit, vlera e aksioneve në klubin nga Anfield është rritur edhe më shumë.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...