Chelsea nuk do ta ketë aspak të lehtë ta eleminojë Barcelonën nga Liga e Kampionëve.
Shorti i Ligës së Kampionëve jo vetëm që ka sqaruar përballjet që do të zhvillohen, por edhe kalendarin për skuadrat respektive.
Kështu, Chelsea duke llogaritur që do të jetë në luftë për titull në Ligën Premier, do të ketë një 10 ditësh të zjarrtë në fund të shkurtit.
Klubi londinez më 20 shkurt e pret Barcelonën në Stamford Bridge, përcjellë Telegrafi.
Vetëm katër ditë më vonë i shkon Manchester Unitedit në Old Trafford, e më pas më 3 mars i shkon Manchester Cityt në Ettihad Stadium.
Ky 10 ditësh mund të jetë definues për sezonin e Chelseat kur të vijë momenti në shkurt.
Deri atëherë, Antonio Conte do të duhet që të kthejë formën e skuadrës së tij dhe të kyçet më seriozisht në luftën për titull.Ndërkaq, edhe afati kalimtar mund t’u shërbejë bluve që të përmirësojnë thellësinë në kualitetin e skuadrës në stol. /Telegrafi/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...