Edhe pse fillimisht ka pasur ndikim pozitiv te Arsenali, spekulimet sugjerojnë që mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi ka një të ardhme të pa qartë në Emirates.
Reprezentuesi i Gjermanisë ka qenë i rregullt në formacionin startues në dy sezonet e kaluara nën udhëheqjen e trajnerit të mëparshëm Arsene Wenger duke bërë 38 paraqitje në të gjitha kompeticionet gjatë edicionit që sapo përfundoi, transmeton portali arbresh.info.
Përveç disa lëndimeve që e detyruan të mbetet mbrapa, tani janë ngritur pyetje rreth të metave që lojtari ka shfaqur gjatë kohës së tij në klub gjithashtu.
Sipas një raporti nga ‘Calciomercato’, Unai Emery është duke kërkuar nënshkrimin me mbrojtësin e Borussia Dortmundit, Sokratis Papastathopoulos, duke mos i lënë hapësirë pastaj Mustafit në klub.
Situata e yllit shqiptar sugjerohet të ketë alarmuar kampionin e Italisë – Juventusin që thuhet se është duke vëzhguar lojtarin./arbresh.info/
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...