Skuadra shqiptare, njëkohësisht kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës mbrëmë ka shkruar histori duke u kualifikuar në rrethin e tretë të fazës kualifikuese për Ligë të Kampionëve.
Tetovarët mposhtën FCSB me rezultat të përgjithshëm 3-1, shkruan Arbresh.info.
Në rrethin e tretë ata do të përballen me Qarabagun e Azerbajxhanit. Ndeshja e parë luhet në Shkup me datë 5 gusht, kurse një javë më vonë zhvillohet ndeshja e kthimit.
Skuadra e cila kualifikohet më tej arrin në play-offin e Ligës së Kampionëve, dhe do të jetë vetëm një hap larg inkuadrimit në garën më prestigjioze në nivel klubesh.
Tashmë janë bërë të ditur kundërshtarët potencial nëse Shkëndija e kalon këtë fazë. Skuadra fituese e këtij çifti do të jetë në vazon e ekipeve të pa favorizuara dhe do të përballen me kundërshtarë më të fortë.
Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës së Tetovës nëse arrin të kualifikohet tutje:
Bodo/Glimt
Kopenhagen ose Malmo
Crvena Zvezda ose Lech Poznań
Ferencvaros ose Ludogorets
Celtic
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit