Shkëndija ka nisur lëvizjet në merkato, tashmë në hyrje, pasi më parë ishin zyrtarizuar largimet e Avdylit, Vujçiç dhe Çelikoviç.
Drejtuesit nuk kanë vonuar për të afruar tre lojtarë të tjerë dhe me shumë mundësi merkato e kuqezinjve tashmë është mbyllur, por nëse do të ketë ndonjë opsion të mirë, atëherë edhe mund të merret në konsideratë.
“Kryesia e klubit ka gjetur akordin për të angazhuar në skuadër Mevlan Adilin, Seladin Mustafin dhe Sabit Bilallin”, thuhet në njoftimin e klubit nga Tetova, që më tej shton:
“Mbrojtësi 23-vjeçar, Mevlan Adili, vjen nga FC UTA e Rumanisë, ndërsa praktikisht rikthehet te Shkëndija, ku ishte 6 muajt e parë të vitit 2015. Ai firmos për 18 muajt e ardhshëm dhe pritet të risë konkurrencën në repartin e mbrojtjes”.
“Portieri 24 vjeçar Seladin Mustafi ka nënshkruar për dy vite. Ka përvojë në Ligën e Parë të Maqedonisë, kur ka luajtur me Renovën, për të cilët përveç kampionatit ka regjistruar edhe dy paraqitje në eliminatoret e UEFA Europa League. Një periudhë të shkurtër ishte pjesë e Llapit në Kosovë, ndërsa sezonin e fundit luajti me Teteksin”.
“Ndërkohë, 20-vjeçari Sabit Bilalli luan si mesfushor ofensiv, në kategoritë e reja ka qenë pjesë e Renovës dhe Dinamo Zagrebit, ndërsa me Shkëndijën ka firmosur kontratë trevjeçare”.

SHBA gati sanksionet e reja kundër Rusisë nëse Putin refuzon...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe mjegull
LDK thërret konferencë për media
Moti sot në Kosovë
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...