Klubi futbollisti, Shkëndija ka fituar me rezultat 2-1 kundër klubit futbollistik KOSOVA VR dhe nga sot do të jetë pjesë e Ligës së Dytë.
Pas kësaj fitore, ky klub ka falënderuar futbollistet e tij për rezultatin.
Përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, shkruajnë se “Ky klub, këta djem sot e shkruajnë historinë!’, raporton arbresh.info.
Postimi i plotë:
Faleminderit Zotit, FITUAM! ?♥️??
KF SHKËNDIJA 2-1 KF KOSOVA VR
Me një fitore të madhe, nga sot zyrtarisht jemi pjesë e Ligës së Dytë.
Në një super ndeshje, tejet të zjarrt, fal angazhimit të jashtëzakonshëm të djemve tanë dhe me ndihmen e Zotit, arritem të shënojmë fitore me rikthim spektakolar!
Pas disavantazhit, arritëm të barazojmë me Jakub Xhigoli, dhe në minuten e 118 me një super gol nga Agon Ismajli kemi arritur fitoren e madhe.
Ky klub, këta djem sot e shkruajtën historinë!
Për shkaqe që në momentin e fundit nuk janë lejuar kamerat për të xhiruar ndeshjen edhe përkundër të gjitha përgatitjeve që kishim bërë, na u pamundësua transmetimi #LIVE i ndeshjes.
Falënderojmë faqen Hajvalia e cili ju ka mbajtur të informuar për rezultatin.
Kosovës së VR i urojmë shumë suksese në edicionin e radhës.
KF SHKËNDIJA, krenaria dhe zemra e Hajvalisë ♥️./arbresh.info/

Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C