Shkëndija tashmë vite me radhë është shndërruar në forcë udhëheqëse të futbollit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nuk kanë munguar edhe paraqitjet e suksesshme në Kupat e Evropës, ku mes tjerash në këtë periudhë tre herë rresht kemi luajtur në fazën ‘play off ‘të Ligës së Evropës.
“Nga viti 2014 jemi pjesëmarrës të rregullt në eliminatoret e Kupave të Evropës, ndërsa fakti që këtë e kemi bërë me sukses, sjell efektin e vet në aspekt të renditjes”.
“UEFA ka publikuar ranglistën e klubeve sipas rezultateve të shënuara më garat ndërkombëtare dhe Shkëndija rezulton klubi më i mirë nga Maqedonia e Veriut në 10-të vitet e fundit”.
“Në mesin e 500 klubeve, Shkëndija renditet në vendin e 284, me një trend të ngjitjes së vazhdueshme pas çdo viti pasardhës”.
“Nga Maqedonia e Veriut në mesin e 500 klubeve më të mira pas Shkëndijës hyjnë Vardari që mban vendin e 366 dhe Rabotniçki që renditet i 380-ti”, thuhet në një publikim në faqen e Shkëndijës.
Qeveria nesër mban mbledhje
KEK: Nuk ka rrezik gjatë punimeve në TC “Kosova B”
Ukraina thotë se vrau dhjetëra rusë në dy sulme në rajonin l...
Hajnat mësyjnë shtëpinë e Benjamin Pavardit, reagon shpejt K...
Hamza: Në zgjedhje po shkojmë shkaku i Kurtit, s’pati vullne...
Abdixhiku: Me Vjosa Osmanin kemi pasur dallime gjatë këtyre ...