Sezonin e nisën për mrekulli, mirëpo gjatë rrugës devijoi gjithçka. Prishtina që konsiderohej në fillim favorite për ta fituar titullin kampion ka çaluar në sezonin pranveror.
Në pesë ndeshjet e fundit klubi kryeqytetas nuk di për fitore, ku ka tri humbje e dy barazime, shkruan Arbresh.info.
Kulmi ishte sot me disfatën që pësoi në Ferizaj 3-0, skuadër që po lufton për mbijetesë.
Le të kthehemi pak në kohë. Prishtina e nisi sezonin për mrekulli nën drejtimin e Arsim Thaqit, dhe deri në muajin nëntor për sa e pati ai postin e trajnerit, bardhekaltrit ishin liderë në tabelë.
Nga nisja e sezonit Thaqi e udhëhoqi Prishtinën në 13 ndeshje, ku pati tetë fitore dy barazim e tri humbje.
Fundi i nëntorit ishte fatal për Prishtinën. Humbja me Malishevën më 22 nëntor i kushtoi me largim nga detyra trajnerit Arsim Thaqi. Pavarësisht humbjes, Prishtina ishte liderë me tri pikë përpara ndjekësit të parë.

Këtu nisi edhe rënia e kryeqytetasve.
Bordi drejtues reagoi shpejtë dhe pas negociatave me trajnerin e Kosovës U21, Afrim Tovërlani ia besoi detyrën e trajnerit.
Ai la Kosovën për t’u rikthyer në stolin bardhekaltër ku vite më parë pati suksese. Por ky rikthim nuk solli frytet e tij në dy kompeticionet e para Superkupën e Kosovës, dhe Kupën e Kosovës.
Në 14 ndeshjet e udhëhequra deri më tani, Afrim Tovërlani në krye të Prishtinës ka vetëm katër fitore.
Pritshmëritë për ‘Tokin’ ishtin të mëdha por që deri në këtë moment nuk sollën rezultate.

Prishtina u mposht në finalen e Superkupës së Kosovës nga Drita. Kryeqytetasit u eliminuan në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës nga Ballkani, pavarësisht avantazhit të dy golave, dhe tani po e rrezikojnë seriozisht edhe pjesëmarrjen në gara evropiane për sezonin e ardhshëm.
Nga një nisje e mbarë e sezonit me Thaqin, Prishtina tashmë pas 25 ndeshjeve të zhvilluara ka 38 pikë, katër më pak se Drita e Ballkani, skuadra të cilat kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Nëse Gjilani e mposht nesër Llapin atëherë Prishtina humb pozitën e tretë e cila të dërgon në Evropë. Ndeshjen e radhës skuadra e ‘Tokit’ e luan ndaj Ballkanit në kryeqytet, klub ky i cili është në top formë në stinorin pranveror.
Deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur edhe 11 xhiro, me klubin kryeqytetas që kërkon ta rikthej titullin në Prishtinë pas pesë vitesh. Një mision i vështirë por jo i pamundur, derisa matematika e lejon.
Nëse jo titulli, një sezon i dështuar për klubin më të trofeshëm do të ishte mos dalja në Evropë.
Mundësia e vetme për të dal në Evropë është përmes tri vendeve të para, pasi tashmë ata janë eliminuar nga Kupa e Kosovës./Arbresh.info
Sulme të reja me dron në ambasadën amerikane në Bagdad
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Sportingu e mbyll pjesën e parë me avantazh minimal ndaj Bod...
Katër të vdekur pas shembjes së një skele ndërtimi në Vjenë
Picula: Gjendja në Serbi është përkeqësuar, procesi i anëtar...
Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim insti...