Ibrahima Konaté është rikuperuar dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen vendimtare të UEFA Champions League ndaj Galatasarayt në “Anfield”, ndërsa Joe Gomez mbetet në dyshim.
Mbrojtësi francez mungoi në barazimin 1-1 ndaj Tottenham Hotspur fundjavën e kaluar për shkak të një shqetësimi në kofshë, por trajneri Arne Slot konfirmoi se ai tashmë është plotësisht i gatshëm.
“Është i gatshëm për të luajtur. Nuk ndjen më shqetësim dhe shpresojmë të përballojë 90 minuta, ose edhe më shumë nëse duhet,” deklaroi Slot.
Nga ana tjetër, Gomez nuk u stërvit me ekipin dhe do të testohet deri në momentin e fundit. Ai kishte probleme që pas ndeshjes së parë në Stamboll dhe situata u përkeqësua pasi u aktivizua kundër Tottenhamit.
Sa i përket Alexander Isak, ai vazhdon rikuperimin pas operacionit dhe nuk do të jetë i gatshëm as për këtë ndeshje, e as për fundjavën. Slot theksoi se sulmuesi po afrohet me rikthimin, por ende nuk është gati për intensitetin e ndeshjeve.
Liverpooli do të kërkojë përmbysjen në “Anfield” pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë në Stamboll./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës