Fisnik Asllani ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.
Ylli kosovar ishte fantastik në fundjavë me fanellën e skuadrës së tij Hoffenheim, ndaj ish-skuadrës së tij Union Berlin.
Hoffenheim mori fitore të madhe me rezultat 2-4, derisa Asllani ishte më meritori për këtë tre pikësh me dy gola të shënuar.
E falë paraqitjes fantastike në fundjavë, Asllani ka zënë vend në formacionin e javës ku në sulm është përkrah Harry Kane.
Përpos Asllanit, vend në 11shen më të mirë të javës ka zënë edhe portieri shqiptar Diant Ramaj që bëri paraqitje fantastike për Heidenheim në humbjen 0-2 nga Borussia Dortmund. /Telegrafi/
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrr...
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...