Karim Benzema ka shkëlqyer në mungesë të Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bale në fitoren e thellë të ndeshjes si mysafirë ndaj skuadrës së Jose Luis Mendilbarit.
Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 1 me 4 në takimin e xhiros së 26 në La Liga kundër SD Eibarit në stadiumin ‘Ipurua Municipal’, shkruan portali arbresh.info.
Karim Benzema shënoi dy gola (14′)(25′) dhe krijoi një asistim për mesfushorin James Rodriguez në minutën e 26′. Goli i katërt dhe i fundit nga skuadra e Zinedine Zidanes u shënua nga sulmuesi anësor Marco Asensio pas një ore lojë.
SD Eibar shënoi për 1 me 4 në minutën e 72′ të ndeshjes përmes Ruben Penas.
Real Madridi tani gjendet në krye të tabelës në La Liga me një dy pikë më shumë se Barcelona, që pret sonte në ‘Camp Nou’ Celta de Vigon./arbresh.info
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...