Rama: Fontanat publike rikthehen në funksion, Prishtina gati për ditët e nxehta

08:46 | 10 Qershor 2026
E.G

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i Prishtinës theksoi se përgatitjet për sezonin veror tashmë kanë nisur, me vënien në funksion të fontanave publike në hapësira të ndryshme të qytetit.

“Mirëmëngjesi! Kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta. Fontanat publike po rikthehen në funksion, për t’i dhënë qytetit freski dhe ritmin e verës që po afron.”, ka shkruar ai.

Ky veprim synon të krijojë ambiente më të freskëta dhe më të këndshme për qytetarët gjatë temperaturave të larta, duke shënuar njëkohësisht nisjen e përgatitjeve për sezonin veror në kryeqytet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale