Një lëndim i rëndë i pësuar disa vite më parë ia shoi përfundimisht ëndrrën për t’u bërë futbollist i madh Lorik Aliut. Super-talenti kosovar sot vendosi të pensionohet para kohe, duke i dhënë fund karrierës që e mendonte krejt ndryshe, ai dhe të tjerët
Lorik Aliu, disa vite më parë konsiderohej si njëri prej talentëve më të mëdhenj të futbollit kosovar, shkruan Gazeta Express.
Madje, talenti llapjan ishte provuar edhe në disa klube të njohura evropiane, përfshirë këtu edhe Borussia Dortmundin.
Dhe, parashihej që ai do ta bënte një karrierë të suksesshme në futbollin evropian.

Mirëpo, një lëndim i rëndë ia shoi ish-futbollistit të Prishtinës çdo shpresë.
Pasi i humbi disa vite për t’u shëruar, Loriku nuk ishte më asnjëherë si më parë.
24 vjeçari vitin e kaluar iu bashkua Llapit në tentim që ta rikthejë formën e dikurshme.
Mirëpo, duket se lëndimi i rëndë i pësuar vite më parë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në trupin e Aliut, i cili sot u dorëzua përfundimisht, duke i vendosur këpucët në gozhdë.

Përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, tashmë ish-futbollisti ofanziv, me kreativitet të vizion të lartë, e ka zbuluar vendimin e tij, duke treguar se ëndrra e tij u ndal përgjysmë, jo për fajin e tij.
“Familjarë, shoqëri, dashamirë të futbollit! Po shfrytëzoj këtë postim për t’ju dhënë një lajm jo të mirë për mua dhe të gjithë ata që më projektuan në majat e sportit më të bukur, FUTBOLLIT. Kam vendosur që përfundimisht t’i jap fund karrierës time si futbollist aktiv, për shkak të lëndimeve të shumta duke e cilësuar si vendimin më të drejtë. Është tejet e vështirë që të vendos atletet në gozhdë, pasi që ëndrra më e madhe e jetës time u ndërpre e u shua shumë shpejt. Ëndrra për tu bërë futbollist profesionist i nivelit të lartë, do ngelet në sirtarin tim, si e parealizuar përjetësisht. Dua që t’ju falenderoj të gjithëve që më qëndruat afër nga dita e parë e deri sot, dhe bashkëndjetë me mua dhimbje, zhgënjime e triumfe, por fati deshi të përfundonte kështu. Shihemi në sfida të reja!”, ka shkruar Aliu në Facebook./Arbresh.info/
Kurti pret ministrin turk të Tregtisë, flet për hapjen e një...
Ambasada Amerikane: Vizita e Whitakerit theksoi kontributet ...
Nimoni mori pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për B...
Vuçiqi takon Ambasadorin Whitaker, i flet për sigurinë e ser...
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës