“Mosha është vetëm numër”, kështu thoshte gjithmonë Cristiano Ronaldo dhe deri më tani po del të jetë ashtu, pasi portugezi regjistron statistika fantastike edhe në moshën 36-vjeçare.
Rrugës së CR7 po shkon sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski.
Ai sezonin e kaluar pati edicionin më të mirë në karrierë me 55 gola në 47 paraqitje dhe fitoi pothuajse gjithçka.
Këtë edicion, edhe pse 32-vjeçar, Lewa po shijon një tjetër sezon ëndrrash.
Pas 27 ndeshjeve në të gjitha garat, ai deri më tani ka shënuar 29 gola – prej tyre 24 në Bundesliga, çka e bën atë golashënuesin më të mirë në Evropë dhe kandidatë kryesor për Këpucën e Artë.
Nëse Lewa vazhdon me këtë formë dhe triumfon me Bayernin në fund të sezonit, padyshim që edhe këtë edicion do të jetë kandidatë numër një për Topin e Artë.
Ai do ta kishte fituar këtë çmim vitin e kaluar, nëse France Football nuk do të kishte anuluar gjithçka shkaku i COVID-19, me pretekstin se s’mund të gjykohen drejtë futbollistët.
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit