Legjenda e futbollit ukrainas, Andriy Shevchenko, e konsideron koronavirusin të barabartë me Çernobilin.
Sheva ka dhënë disa komente rreth koronavirusit, për të cilin virus thotë se po shkakton dëme sikur në kohën kur shpërtheu bomba atomike.
Punonjësit e shëndetësisë janë heronjtë e kësaj kohe, dhe për ata duhet gëzuar gjithë respektin, sipas ish anëtarit të Milan.
“Jam afër Londrës, jetoj jashtë qytetit. Jam mbyllur për thuajse 10 ditë” ka thënë Sheva, transmeton lajmi.net.
“Ne jetojmë në moment të vështirë, me shpresën që diçka të përmirësohet. Zgjidhja e vetme është ë respektohen rregullat e qeverisë, të qëndrojmë në shtëpi dhe t’i japim doktorëve mundësinë për të bërë punën e tyre” ka thënë tutje ish fituesi i ‘Topit të Artë’.
“Kam përjetuar të njëjtën situatë kur isha nëntë vjeç dhe Çernobili shpërthente” ka shtuar ndër të tjerash Shevchenko.
Shevchenko, si shumë të tjerë, ka mesazhin e qartë. Qëndroni në shtëpi. Ndihmoni mjekët.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...