Trajneri i skuadrës kombëtare të Ukrainës, Andriy Shevchenko ka folur në një konferencë për media para ndeshjes të së nesërme kundër Italisë në Genoa.
Sa i përket ndeshjes:
“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në Itali, një vend që më ka dhënë shumë mua. Është diçka e bukur për mua që të sjellë skuadrën time këtu dhe të përballem me Italinë në këtë stadium”
Për problemet e Italisë në sulm:
“Ka shumë lojtarë të lënduar, por unë mendoj se Italia është me plotë lojtarë të talentuar, ndoshta ata nuk kanë gjetur ende një lojtar ofanziv që jep një ndikim të rëndësishëm. Megjithatë, këtu ka shumë lojtarë të talentuar, Italia gjithmonë ka pasur lojtarë të mirë, për shembull, Milani është mjaftë mirë në këtë aspekt”
Sa i përket formës aktuale të Italisë:
“Është vështirë për të shpjeguar nëse nuk mund të gjeni ndonjë shpjegim për këtë, por unë shoh lojtarë me potencial, ju duhet t’i dhuroni pak kohë atyre”
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...