Pasi bëri hapin e madh në karrierë duke u transferuar nga Egnatia tek Cagliari, Alen Sherri ka fituar vendin e titullarit tek ekipi i Serisë A.
Nuk u desh shumë kohë, pas vetëm disa ndeshjeve ku qëndroi në bankë rezervë, portieri i Kombëtares shqiptare është rikthyer për të luajtur si titullar në gjashtë ndeshjet e fundit, shkruan Arbresh.info.
Trajneri i Cagliarit, Nicola ka bërë zgjedhjen e tij dhe tashmë Simone Scuffet i cili nuk shihet si portier i parë do të largohet në merkaton e janarit, me destinacionin e mundshëm si portier i dytë te Napoli që e kërkon.
Kështu, Alen Sherri do të ketë mundësinë për të luajtur në pjesën e mbetur të sezonit me klubin italian, duke e hapur konkurrencën edhe më shumë tek kombëtarja së Thomas Strakoshën për rolin e titullarit në ndeshjet e kuqezinjve./Arbresh.info
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...
Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë
28 vjet nga Beteja e Llapushnikut
Të gjithë sytë në “El Clasico”, derbi që mund të vendosë tit...
SHBA pret përgjigjen e Iranit, Britania dërgon luftanije në ...
Anija “MV Hondius” ku shpërtheu hantavirusi mbërrin në porti...