Mbrojtësi i Manchester United-it, Luke Shaw ka thënë se skuadra është duke provuar të fitojë Kupën e Anglisë.
“Djajtë e Kuq” sonte (e mërkurë) takohen me Brighton-in, në kuadër të raundit të katër, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Shaw shpreson që skuadra të vazhdojë në këtë garë dhe ta fitojnë trofeun.

“Sigurisht është garë të cilën duam ta fitojmë, por mendoj se trajneri do i jep mundësi lojtarëve që janë në stol, të cilët stërviten shumë”.
“Mendoj se këto ndeshje janë perfekt për ta. Është mirë që kemi skuadër me lojtarë të fortë të cilët janë të gatshëm të luajnë dhe të provojnë shansin”.
“Ndeshjet vijnë shpejtë dhe duam të fitojmë”, deklaroi ai.
United-i me Brigton-in të shtunën e kaluar fitoi me mjaftë vështirësi duke triumfuar me rezultat 3 – 2./arbresh.info.
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...
I paraburgosuri kërcen nga kati i dytë i Pallatit të Drejtës...
Spiropali takon Raporterin e PE: Synimi ynë, mbyllja e kapit...