Ylli shqiptar në skenën e CS2, Drin “Makazze” Shaqiri, ka shkruar histori me skuadrën e tij Natus Vincere, duke arritur trofeun e parë madhor në karrierë.
NAVI mposht Auroran me rezultat (3:1) me mapa, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht NAVI fitoi ndaj (13:7) në Mirage mapin e zgjedhur nga vetë ata. Aururoa u rikthye në mapin e zgjedhur “Anubis”, ku triumfoi ngushtë (13:11), për ta barazuar rezultatin.
Mirëpo NAVI në dy mapat tjerë tregoi forcën dhe arriti triumfin. “Makazze” me shokë shkëlqyen në “Nuke” duke fituar (13:8) për ta rikthyer epërsinë në 2-1.
Teksa në mapin “Dust 2”, ata vulosën fitoren (13:9).
Ylli shqiptar, Drin “Makazze” Shaqiri shkëlqeu me 63 eliminime në këtë finale.
Në fund “Makazze” u shpërblye si MVP i turnirit ku shkëlqeu me performancat e tij, dhe me plotë meritë u kurorëzua si më i miri.
Drini është bërë shqiptari i parë në histori të kësaj loje që ka arritur të fitoj një event kaq madhor në skenën e CS2./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...