Trepça nuk lejoi befasi dhe e mposhti Bashkimin në ndeshjen derbi të javës Bashkimin.
Të dielën në mbrëmje, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, skuadra nga Mitrovica fitoi bindshëm me rezultat 89:71 në kuadër të xhiros së 24-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Me këtë triumf, Trepça tashmë e ka siguruar pozitën e parë para fazës së play-offit. Katër xhiro para përfundimit të sezonit të rregullt, mitrovicasit kanë 45 pikë, pesë më shumë se Bashkimi që renditet i dyti.
Trepça kishte dalë fituese ndaj prizrenasve edhe në finalen e Kupës së Kosovës, ndërsa edhe këtë herë arriti një fitore të qartë, pavarësisht mungesës së Shaën Jonesit dhe Akili Viningut.
Skuadra nga Mitrovica e kontrolloi lojën pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, duke mbajtur epërsi të sigurt. Lojtari më i dalluar te Trepça ishte Mustapha Amzil me 23 pikë, tri kërcime dhe dy asistime.
Ja’cori Payne kontribuoi me 17 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime, ndërsa Mikaile Tmushiq shtoi gjashtë pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime.
Te Bashkimi u veçua Dequon Lake me 16 pikë dhe gjashtë kërcime, ndërsa Valon Bunjaku shtoi 12 pikë dhe tetë kërcime.
Për Trepçën kjo ishte fitorja e 16-të radhazi në Superligën e Kosovës.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...