Shpend Ahmeti është konfirmuar si kryetar i kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës edhe për katër vite të tjera.
Votat e numëruar me kusht dhe ato nga diaspora e kanë rikonfirmuar fitoren e Ahmetit në kryeqytet.
Pas rezultateve nga KQZ, i pari i kryeqytetit nuk ka hezituar ta postoj një foto në profilin e tij në ‘Instagram’.
“Faleminderit Prishtinë! Faleminderit Diasporë! Vazhdojmë reformat. Falënderoj të gjithë votuesit dhe gjithë qytetarët e Prishtinës”.
“Po ashtu i bëj ftesë të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë të na bashkëngjiten në punën për një Prishtinë më të mirë”, ka shkruar Ahmeti në Instagram.
Shpendi ka marrë shumë komente në foton e publikuar ndërsa ai që bije në sy ishte edhe nga futbollisti i jashtëzakonshëm nga Kosova, Xherdan Shaqiri.
Ylli i Stoke Cityt, ka uruar shkurtimisht Ahmetin për fitoren e madhe në Prishtinë.
“Urime Shpend”, ka shkruar gjilanasi komentin e tij në ‘Instagramin’ e Ahmetit.

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shku...
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...