E pëlqejnë shumë Tottenhami dhe Southamptoni, ndërsa gjatë ditëve të fundit janë shtuar zërat edhe për një interesim të Liverpoolit.
Po flasim për Xherdan Shaqirin, që me siguri do të ndërrojë ambient gjatë merkatos së verës, pas rënies së Stoke City-t nga Premier League.
I grumbulluar me Zvicrën për finalet e Botërorit, Shaqiri, ndër të tjera, u pyet edhe për transferimin e tij të mundshëm te “The Reds”.
“Të luash në “Anfield” është një ëndërr, por nuk mund të them asgjë më shumë, për të ardhmen time po merren përfaqësuesit e mi. Në këto momente jam totalisht i përqendruar te Botërori.”
Shaqiri, sipas të gjitha gjasave do të qëndrojë në Premier League. Stoke City nuk mund ta mbajë për faktin e thjeshtë se në marrëveshjen mes palëve ekziston një klauzolë, sipas të cilës, në rast rënieje nga kategoria, mesfushori mund të largohet për 12 milionë paund, që bëjnë afërsisht 15 milionë euro.
Janë të shumta skuadrat në Premier League, por jo vetëm, që nuk do të hezitonin për ta paguar këtë shumë për një lojtar të kalibrit të Shaqirit.
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...