Xherdan Shaqiri ka zbuluar se është një tifoz i madh i Kombëtares së Brazilit.
Anësori i Stoke City, gjatë një interviste për mediet në Zvicër, ka zbuluar se ka qarë kur Brazil ka humbur finalen e Kupës së Botës nga Franca në vitin 1998.
Këtë deklaratë Shaqiri e ka dhënë në përgatitjet që ai dhe Zvicra po bën për botërorin e Rusisë.
Zvicra deri në fillimin e botorit do të zhvillojë dy miqësore, atë ndaj Spanjës dhe Japonisë.
E ndeshjen e parë në botëror, Shaqiri do ta ketë kundër kombëtares së tij të preferuar, kundër Brazilit.

“Ndoshta ata kanë humbur disa nga vlerat e tyre viteve të fundit shkaku i mungesës së suksesit”, ka thënë Shaqiri derisa fliste për Brazilin.
“Por, për mua ata gjithmonë do të jenë një nga ekipet më emocionuese dhe një nga favoritët më të mëdhenj për trofeun”.
“Unë kam qarë kur Brazili humbi finalen në Francë dhe Ronaldo u lëndua. Kam dashur fanellat e Ronaldos për ditëlindje, ai ka qenë gjithmonë lojtari im favorit”.
“Unë ende jam një tifoz i Brazilit, por nuk do të qaj nëse ata humbasin ndaj Zvicrës”.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...