Ylli i Stoke City, Xherdan Shaqiri është impresionuar nga skuadra e inkuadruar në këtë sezon në Premierligë, Brighton & Hove Albion.
Brighton është duke shijuar një fillim të mirë të sezonit, pasi në gjashtë ndeshjete fundit në ligë kanë vetëm një humbje dhe renditen në pozitën e 11-të në tabelë.
Shaqiri në një intervistë për webfaqen zyrtare të klubit ka folur për kundërshtarin e ardhshëm në ligë, e që është Brighton.
“Brighton ka startuar sezonin shumë mirë”, ka thënë Shaqiri për webfaqen e klubit.
“Nganjëherë është befasuese, ekipet si Huddersfield dhe Brighton kanë startuar sezonin në mënyrë përfekte kur askush nuk e ka pritur këtë”, ka përfunduar ylli me origjinë shqiptare.
Shaqiri në këtë sezon është paraqitur në 11 ndeshje për Stoke City duke shënuar dy gola.
Stoke City dhe Brighton sonte do të takohen nga ora 21:00. /arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...