Edhe pse ka lindur dhe është rritur në Gjermani, boksier Granit Shala, nuk e harron kombin të cilit i takon.
Ai ka dashuri të madhe për vendlindjen dhe pas çdo triumfi feston me flamurin kombëtar.
“Pas çdo triumfi, unë festoj me flamurin kuqezi. Do të festoj gjithmonë, do ta ngrisë sa më lartë që të jetë e mundur. I falënderoj të gjithë shqiptarët që më kanë përkrahur dhe pres që të më përkrahin edhe të shtunën. Janë të veçantë për mua”, u shpreh 29-vjeçari.
Prejardhja e familjes së tij është nga Hadja e Obiliqit.
Të shtunën, Shala do ta zhvillojë meçin më të rëndësishëm deri më tani në boksin profesionist.
Do të përballet me kroatin Petar Milas, për të mbrojtur titullin “IBF International” në kategorinë e rëndë.
“Jam më i gatshëm se asnjëherë tjetër. Ky është meçi i karrierës për mua, pasi me fitore më hapet rruga për të arritur atë që synoj, të ngjiten në majat e boksit profionist. Kundrështarin e kemi analizuar dhe e dimë saktë se si do të arrijmë fitoren”, deklaroi Shala.
Ky meç do të zhvillohet në Oberhausen të Gjermanisë në “Rudolf Weber Arena”. Do të transmetohet në televizionin numër një të eventeve të boksit në dekadën e fundit, DAZN.
Të gjitha sukseset deri më tani në boksin profesionist, Shala i ka arritur me trajnerin dhe menaxherin, Agron Kurtishi, të cilin e falënderon.
“Kam punuar shumë me trajnerin Agron Kurtishin, më të cilin jam që nëntë vjet. Që nga dita e parë e deri më sot kam kaluar shumë mirë dhe fal punës së madhe që kemi bërë së bashku, kemi arritur këtu ku jemi. Jemi njohur përmes një shokut dhe që nga ajo ditë jemi të pandarë”, tha Shala.
Granit Shala ka 18 fitore dhe vetëm një humbje në boksin profesionist. Ka fituar tre tituj të rëndësishëm, WBO Intercontinental, WBA Europa Meister dhe IBF International. Kurse në boksin amator është 5 herë kampion i Gjermanisë. Ka 76 fitore./Arbresh.info
Një ndërhyrje e thjeshtë që ul ndjeshëm rrezikun e gjakderdh...
Microsoft heq aplikacionin falas të Office për Windows
Goja e thatë nuk është e padëmshme: Ja çfarë sëmundjesh mund...
Presidenti kroat: Franca na dha aeroplanë të përdorur e Serb...
Halili nga Prishtina te Tirana
Lim Hoti paralajmëron hyrjen në Big Brother VIP Kosova, ky ë...