Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka konfirmuar rikthimin e sulmuesit Ousmane Dembele, në përballjen ndaj Bayern Munich-ut.
Francezi ishte i lënduar dhe ka humbur sezonin e La Liga-s, mirëpo ka arritur të rikthehet për çerekfinalen, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa, Setien ka konfirmuar se Dembele do luajë për disa minuta ndaj “Bavarezëve”.

“Është mirë që është në skuadër. Është i gatshëm të luaj për disa minuta”.
“E kaloi gati tërë vitin i lënduar, por besoj se ka fuqinë të hyjë nga stoli dhe të bëjë ndryshimin”, deklaroi ai.
Nesër në Lisbonë zhvillohet çerekfinalja mes Barcelonës dhe Bayern Munich-ut./arbresh.info.
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve