Juventusi dhe Roma do të takohen për herë të fundit në edicionin 2019/20, që zhvillohet në xhiron e 38-të.
Ndeshja që fillon në ora 20:45 do të luhet në stadiumin “Allianz Stadium”, e Zonjën e Vjetër që cilësohet si favoritë në letër.
Juventusi tashmë është shpallur kampion i Serie A-s për të nëntin vit me radhë, derisa Giallorossët po e përfundojnë sezonin në vendin e pestë.
Për këtë takim, torinezët do të jenë pa Douglas Costan, Mattia de Sciglion, Paulo Dybalan, Sami Khedira dhe Matthijs de Ligt, që janë të lënduar, derisa Miralem Pjanic ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Në anën tjetër, Roma nuk mund të llogarisë në lojtarët si, Lorenzo Pellegrini, Antonio Mirante, që janë po ashtu të lënduar, ndërsa Gianluca Mancini ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Formacioni i mundshëm i Juventusit: Buffon; Danilo, Demiral, Rugani, Matuidi; Peeters, Rabiot, Ramsey; Bernardeschi, Olivieri, Ronaldo.
Formacioni i mundshëm i Romës: Lopez; Smalling, Ibanez, Kolarov; Zappacosta, Veretout, Diawara, Spinazzola; Zaniolo, Mkhitaryan; Kalinic. /Telegrafi/
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...